Kurti – Vjosa Osmanit: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Kurti – Vjosa Osmanit: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konferencën për media, të thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend.

Para gazetarëve, Kurti tha se

“Mirëpo, ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë meqë mungoi opozita dhe partia që dirigjohet nga Beogradi, lista Serbe. Të gjithë e keni parë pamjen e seancës, kush ishte, ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte fare, se nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi, nuk e njoftoi kryetaren e Kuvendit. Është obligim kushtetues i deputetëve të kryejnë detyrën e tyre, për çfarë i ka zgjedhur populli i Kosovës dhe të vijnë në vendin e tyre të punës dhe të marrin pjesë e të votojnë.

Ndodhemi në një situatë kur nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet gjykata kushtetuese.“, deklaroi Kurti.

Ndryshe, kreu i VV-së mungoi sot në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ëpr të diskutuan për datën e zgjedhjeve, veprim ky qe erdhi pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Këtë vendim të Osmanit, Vetëvendosje tha se do ta çojë në Kushtetuese, ndërsa po në këtë gjykatë, mbrëmë kryeparlamentarja ka bërë kërkesë që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjidhet brenda 60 ditësh. 

Related Articles