Irani ska plan t’a njohë Kosovën, mbetet shtet mik me Serbinë

Irani ska plan t’a njohë Kosovën, mbetet shtet mik me Serbinë

Ambasadori i Iranit në Beograd, Rashid Hasanpur, ka thënë se raportet e Teheranit me Beogradin janë të mira dhe pa ndonjë pikë negative.



Ndryshe, Irani nuk ka asnjë plan t’a njohë Kosovën si shtet, kjo për shkak se Republika Islamike e konsideron Serbinë si një vend mik dhe se të dyja shtetet, sic u tha, janë respektuese të përpikta të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Serbisë dhe për këtë arsye, nuk e pranojnë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Qëndrimet tona parimore do të mbesin të pandryshueshme. Ka thënë ai për radion “Beograd 1”, përcjellë Klankosova.tv. “Nga ana tjetër, Serbia gjithmonë tenton që të mos u bashkohet rezolutave kundër Iranit dhe të votojë kundër tyre”.

Hasanpur ka thënë që planet për mosnjohje të Kosovës do t’i konfirmohen personalisht edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë një vizite që ky pritet ta bëjë në Teheran, për cfarë janë duke punuar përfaqësuesit e dy vendeve.

Related Articles