Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se deklarata e sotme e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është tentativë për ndërhyje në media.
Ajo, në Info Magazine, ka thënë se kërkesa e Pacollit për hetim të mediave tregon se ajo nuk ka di për këtë aspekt.
“Kjo deklaratë vë në pah që Zonjës Pacolli i mungojnë njohurit bazike rreth rregullimit të mediave, për shkak se mediat në Kosove janë të rregulluara nga Komisioni i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkuara të Kosovës. Po ka nevojë të përmirësohet transparenca në media mirëpo nuk mi takon qeverisë të merret me këtë çështje”.
“Ka iniciativa të tjera që mundet t’i marrë Kuvendi sa i përket sigurisë së gazetarëve, gjë që nuk po e shohim, prandaj deklaratat sot janë një përpjekje e kot e partisë, për shkak se ajo përfaqëson partin, për të kontrolluar mediat”.
“Kjo deklaratë përpjekje për të ndërhyrë ne media tentativë dhe për më keq është një tentativë e vazhdueshme e Z.Pacolli dhe të tjerëve që të krijojnë një narrativë negative për media, që gazetarët të shihen si armiku”, ka thënë Kusari.