Kusari i reagon Osmanit: Dërgimi i vajzave në shkollë me vetura shtetërore, në interes të publikut

Kusari i reagon Osmanit: Dërgimi i vajzave në shkollë me vetura shtetërore, në interes të publikut

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka hedhur kritika të ashpra ndaj mediave, për “përndjekje” të dy vajzave të saja të mitura.

E gjithë kjo erdhi pasi një kameraman u arrestua, teksa po xhironte në shkollën ku vijojnë mësimin vajzat e presidentes Osmani.

Kusari, tha se tentimi për raportim të faktit që e para e shtetit i përdorë burimet shtetërore për të dërguar vajzat në shkollë, nuk është përndjekje.

“Ky raportim është 100% në interes publik”, tha juristja.

“Përndjekje është kur ju dhe bashkëshorti juaj shfrytëzoni çdo situatë për të sulmuar mediat, për të njollosur gazetarët dhe për të krijuar klimë negative ndaj mediave. Qeverisja juaj ku një ditë i sulmoni gjyqtarët dhe ditën tjetër mediat e tregon vetëm një gjë: që jeni presidente pa kauzë dhe që e imitoni VV-në në krijimin e narrativës kundër media”, u shpreh tutje Kusari.

Flutura Kusari tha se në Kosovë vetëm një presidente është përndjekur nga mediat pa të drejtë dhe ajo është Atifete Jahjaga.

“Ju ftoj të mësoni nga ajo se s’i të silleni me mediat”, shkroi ajo.

“Ndalimi i kameramanit është ndërhyrje flagrante në lirinë e shprehjes dhe të mediave. Marrja e pajisjeve të kameramanit pa urdhër gjyqësor rrezikon burimet e gazetarëve”, u shpreh në fund Kusari. /Gazeta Enigma

Related Articles