Kusari-Lila: Faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës

Kusari-Lila: Faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar së Lëvizjes Vetëvendosje, tha sot në mbledhjen e kuvendit para deputetëve, se nuk është ditë e zakonshme dhe të gjithë janë të preokupuar me ngjarjet e fundit, në veçanti me kidnapimin e tre policëve të Kosovës.

Ajo theksoi se me kidnapimin e policëve, Serbia dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim.

“Faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, kuvendi i ka për detyrë të mbrojë sovranitetin, integritetin dhe të respektojë kushtetutshmërinë, duke e dënuar aktet siç tha ajo barbare si ajo e kidnapimit të policëve.

E para e deputetëve të LVV tha më tej se beson që të gjithë e dinë seriozitetin e rrethanave dhe situatës.

“Më e mirë e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me punën tonë dhe të japim mesazhin e unitetit”, tha ajo, gjersa duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për raportimin e Kurtit në Kuvend lidhur me situatën tha se në momentin kur kryeministri do të mundet do të jetë në Kuvend për raportim. 

Related Articles