Kusari Lila në lidhje me përgjimet: Le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është

Kusari Lila në lidhje me përgjimet: Le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë gjithashtu se nuk ka folur pesë herë me Milan Radojiçiqin.

Ajo në T7, ka thënë se le të publikohen ato përgjime, duke mohuar kategorikisht që ka folur.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, tha ajo.

Për këtë herë, ajo tha se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi.

E pyetur se pse hesht kur Simiqi i tha se “ka folur pesë herë me Radojçiqin”, Kusari-Lila, tha se nuk e di nëse kjo është çështje e edituar, apo monotoni nga biseda që ka pasur me Simiqin.

Ajo deklaroi se në përgjime dëgjohet edhe nxjerrja nga zyra e Simiqit.

Related Articles