Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me kërkesë të deputetit Enis Kervan, Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’i ofruar ndihmë njerezore Turqisë pas tërmetit tragjik.
“Të prekuar nga ngjarjet tragjike të shkaktuara nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi dhe Siri, nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushellimet më të thella familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, dhe duke u lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarve”.
“Në të njejtën kohë, me iniciativën e kryetarit të grupit të miqësisë, Kosovë – Turqi, deputetit Enis KERVAN Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’ofruar ndihmë njerëzore në mbështetje të përballjes së tragjedisë në Turqi”, ka shkruar ajo në Facebook.