Përmes një shkrimi në Twitter, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar në lidhje me masat e paralajmëruara të Be-së, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka shkruar se mund të jetë hera e parë dhe e fundit që po vendosen masa ndaj një demokracie.
“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj një demokracie për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.
Ose, do të jetë sepse:
Kosova u përpoq të shtrijë sundimin e ligjit në territorin e saj.
Mbajti zgjedhje dhe respektoi rezultatet.”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma