Kusari-Lila: Qeveria e përkushtuar për t’i përmirësuar marrëdhëniet, bisedimet në Bruksel nuk janë të lehta

Kusari-Lila: Qeveria e përkushtuar për t’i përmirësuar marrëdhëniet, bisedimet në Bruksel nuk janë të lehta

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila e shpalli vendimin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tha se ky vendim ishte dhe mbetet një nga më të rëndësishmet dhe historike për popullin e Kosovës.

Kusari-Lila tha se edhe pas 11 viteve Kosova vazhdon të sfidohet nga politikat destruktive dhe obstruksionet nga Serbia, për të cilin u shpreh se vazhdon të prodhoj ide rreth ndarjes e shkëmbimit të territorit të Kosovës.

Ajo tha se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta, por deklaroi se sot po zhvillohen në një frymë të re dhe dalluese nga ajo çfarë kishte më parë. Kusari potencoi se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuar që në Bruksel të zhvillohen bisedime mes dy shteteve dhe asnjëherë në dëm të Kosovës apo popullit të saj.

“… Neve na mbetet të forcojmë Republikën tonë, të bëjmë shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, të sigurt dhe me mirëqenie për gjeneratat që po jetojnë dhe të tjerat që do të vijnë pas. Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta, por sot janë në një frymë të re dhe dalluese nga ajo çfarë kishim më parë.

Related Articles