Sot zyrtarisht ka nisur intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, ku në garë për këtë pozitë janë pesë kandidatë.
Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, duke bërë të ditur se ky proces do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Përzgjedhja e Kryeprokurorit të ri bëhet pasi kryeprokurorit aktual Aleksandër Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti. Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.
Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Blerim Isufaj:
I lindur më 01.11.1968, në Junik
Banor në Prishtinë, i martuar, baba i katër fëmijëve
Arsimimi: Shkollën fillore në “Edmon Hoxha”, në Junik në vitin 1983. Shkollën e mesme Bujqësore në Prishtinë në vitin 1988. Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 1999. Provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 2004.
Përvoja e punës: Sekretar në Shkollën fillore “Edmon Hoxha” në Junik, (nëntor 1999 – gusht 2002). Praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (gusht 2002 – korrik 2003). Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008).
Këshilltar politik për çështje juridike i ministrit të Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010). Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik 2010 deri në muajin mars 2013. Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016. 14.01.2016 – 14.01.2019 Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kujtimi Munishi:
Kujtim Munishi u bë i njohur për publikun në momentin kur e trajtoi dhe e mbylli rastin Lumezi.
Munishi ishte prokurori i cili kishte hetuar pretendimet e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi kishte falsifikuar dosjen e Jurisprudencës.
Pasi kishte përfunduar hetimet nga ana e Munishit, Prokuroria e Prishtinës kishte dalë me komunikatë dhe kishte njoftuar se dosja e provimit të jurisprudencës e Kryeprokurorit të Shtetit është konform procedurave dhe dispozitave të dhënies së këtij provimi.Gjatë kohës sa ishte duke e hetuar dosjen e Aleksandër Lumezit, prokurori Kujtim Munishi ishte ngritur në detyrë pasi me 30 maj 2017 ishte emëruar udhëheqës i departamentit të krimeve të rënda në Prishtinë.
Pas kësaj pozite me 7 qershor 2019, Kujtim Munishi ishte emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prishtinës me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Lulzim Sulejmani:
Lulzim Sulejmani, i lindur më 05.03.1963,në fsh.Breznicë Komuna e Bujanovcit.
Shkollën fillore e kreu në Breznicë më 1978, kurse shkollën e mesme në Kamenicë të Kosovës më 1982. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1987.
Gjatë vitit 1988 ka kryer stazhin e praktikantit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë. Gjatë vitit 1991 deri në vitin 1992 ka punuar si avokat në Kamenicë.
Prej vitit 1992 deri në vitin 1994 ka qenë sekretar në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore pranë Universitetit të Prishtinës.
Që nga muaji dhjetor i vitit 1999 e deri në muajin maj të vitit 2005 ka ushtruar detyrën e Prokurorit Publik në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës.
Që nga muaji qershor i vitit 2005 e deri më 01 mars 2007,ka ushtruar detyrën e Prokurorit Publik të Qarkut në Prishtinë.
Nga 01 marsi i vitit 2007,e deri më 29 qershor 2010 ushtroi detyrën e Prokurorit Special në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Nga 29 qershori i vitit 2010 e deri më tani ushtron detyrën e prokurorit publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.
Shqipdon Fazliu:
Shqipdon Fazliu i lindur më 05.09.1975, Gjilan.
Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë UL është përgjegjës për zhvillimin dhe elaborimin e strategjive për CRP/K-në (duke inkuadruar rastet gjyqësore), politikat dhe metodologjinë në bashkëpunim të ngushtë me DE.
UL asisiton DE-në në zhvillimin e instrumenteve regjionale dhe praktikave ndërkufitare për bashkëpunim dhe koordinim.
UL është përgjegjës që CRP/K-ja aktivisht të identifikojë problemet ligjore që mbesin të padresuara dhe pa zgjidhje efektive për gruper qëllimore.
Ndryshe, njoftimi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit ishte bërë në fillim të muajit janar.
Afati për aplikim ka qenë 15 ditë nga 17 janar e deri më 4 shkurt.