Kush e fiton titullin në Serie A? Gara e ngushtë për titull, befasi për vendet në Ligën e Kampionëve

Kush e fiton titullin në Serie A? Gara e ngushtë për titull, befasi për vendet në Ligën e Kampionëve

Kampionati në Serie A fillon në këtë fundjavë, ku të shtunën zhvillohet katër ndeshje. 

Napoli do të mbrojnë titullin pas ecurisë së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar.

Sa i përket sezonit 2023/24, Opta Paolo ka bërë një parashikim mbi renditjen përfundimtare të sezonit, veçanërisht në krye.

Sipas Opta, gara për titull do të jetë shumë e ngushtë, por vetëm mes Interit dhe Napolit, me zikatërit që kanë gjasa më shumë për 0.8 për qind. Pra Interi me 43.8 për qind do të jetë kampion, ndërsa. Napoli me 43 për qind do të dalë në vendin e dytë.

Zona e Ligës së Kampionëve do të kompletohet nga Milani dhe Juventusi. Lazio, Roma dhe Atalanta do të zënë vendet që dërgojnë në garat ndërkombëtare.

Më pas do të vijnë Fiorentina, Bologna, Torino, Monza, Udinese, Sassuolo dhe Empoli, në mesin e renditjes.

Opta ka parashikuar mbijetesën e Salernitanas, Veronas dhe Frosinones, ndërsa sipas tyre bien nga kategoria Lecce, Genoa dhe Cagliari. 

Related Articles