Alberta Bince, është kandidatja e cila do i bashkohet garës për kryetare të AAK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo ka thënë se e sheh të domosdoshme kyçjen e saj në politikë pasi që komunës së Prishtinës i duhet ndryshim rrënjësor.
Bince, po ashtu tha se Aleanca, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit.
“Si prishtinase, mendoj se pikërisht tani është koha e duhur për kyçjen time në jetën politike duke u bërë pjesë e garës për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
I falënderohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ishte i vetmi subjekt politik që i hapi dyert dhe ishte e gatshme të dëgjojë hallet tona si qytetarë të kryeqytetit”, ka treguar Bince.