Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike, me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të fituar nga kandidati i këtij subjekti, Përparim Rama.
Ai është i martuar me Kristale Ivezaj-Rama, e cila edhe ditën e djeshme (e diel), gjatë daljes në votimi ishte përkrah tij.
Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit. Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Gazeta Enigma.