Plenkovi: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Plenkovi: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se shpreson që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.

“Ne punojmë që të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj evropiane e po ashtu do ta ndihmojë për liberalizimin e vizave. Ju e dini që Kroacia është anëtarja më e re aty dhe se do t’u ndihmojë sa i përket transformimit. Qëndrimi i Kroacisë është që të përkrahim dialogun e stabilitetit e të mos ketë situata si ajo para disa javëve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq, që ka folur edhe për aksidentin e autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci para disa muajve ku vdiqën dhjetë mërgimtarë kosovarë.

“Kemi shumë vend për të rritur më tepër ekonominë. Qëndrimi i përfaqësuesve të korporatave do të ndihmojë dhe do të kenë takim edhe me Telekomin”, ka thënë Plenkoviq, që ka folur edhe për aksidentin e autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci para disa muajve ku vdiqën dhjetë mërgimtarë kosovarë.

Plenkoviq ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që kanë ndihmuar në rastin e aksidentit në Slavonski-Brod, ndërsa ka treguar se në vizitë me të në Kosovë është edhe njëri nga mjekët që ndihmoi pasagjerët e lënduar kosovarë Josip Samaxhiq. /Gazeta Enigma.

Related Articles