Kush përgjohet në Kosovë, mësoni se a përgjoheni edhe ju

Kush përgjohet në Kosovë, mësoni se a përgjoheni edhe ju

“Shumica e njerëzve në Kosovë e kanë frikën se është duke i përgjuar dikush”, kështu deklaroi eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj.

Ai shtoi se nuk ka person i cili nuk është i përgjueshëm, por varet në çfarë niveli je dhe kush dëshiron të përgjojë

Por, kush përgjohet në Kosovë?

“Shumica e njerëzve kanë frikë që përgjohen. Normalisht që duhet të përgjohen të gjithë ata që janë të dyshuar për vepra. Nuk ka klasë, nuk ka grup njerëzish që nuk përgjohet. Nuk ka përgjime në masë. Përgjimet bëhen në procedurë me kërkesë të Prokurorit dhe me vendim të Gjykatës”, tha Hoxhaj në emisionin “Kendiv”.

Related Articles