Kishin ardhur si turistë në Shqipëri – Arrestohen 2 trafikantët anglezë

Kishin ardhur si turistë në Shqipëri – Arrestohen 2 trafikantët anglezë

Raportohet se 3 anglezët që kishin mbërritur në Shqipëri si turistë, e që në bashkëpunim me njëri-tjetrit kishin krijuar një grup kriminal, që shisnin droga të forta në zonën e Dhërmiut, janë arrestuar nga Policia e Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.

Bëhet fjalë për S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, të dy të arrestuar dhe shoku i tyre, W. K., 32 vjeç, i shpallur në kërkim.

Nga hetimet e kryera, policia njofton se rezultoi që këta persona kishin ardhur para disa ditësh në Dhërmi dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e kokainës, kanabisit dhe ekstazisë në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Gjatë kontrollit, të arrestuarve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, 3 celularë dhe 2 peshore elektronike. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund, thuhet tutje në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles