“Kush sulmon UÇK-në, sulmon lirinë” – Protestë në Klinë kundër vendimit të Speciales, në ballë djemtë e Krasniqit dhe Selimit

“Kush sulmon UÇK-në, sulmon lirinë” – Protestë në Klinë kundër vendimit të Speciales, në ballë djemtë e Krasniqit dhe Selimit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të enjte në Klinë në një protestë kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ballë të protestës janë parë djali i Jakup Krasniqit dhe djali i Rexhep Selimit, të cilët po marrin pjesë në tubimin e organizuar në Klinë.

Protesta nisi në orën 12:00 dhe mbahet nën moton “Për drejtësi, për dinjitet, për Kosovën”.

Tubimi është organizuar pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Related Articles