Kuvendi i Kosovës mban seancë sot, njihuni me ngjarjet e ditës

Kuvendi i Kosovës mban seancë sot, njihuni me ngjarjet e ditës


Ngjarjet kryesore të ditës.

Ngjarjet e datës 12 prill 2022:

Mgid
Mgid

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Konkurencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:20)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu organizon takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N-506, ora 10:00)

– Delegacioni i shtetit të Izraelit i kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej bën homazhe te pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

–  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal me të ftuar Xhemile Murati, Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– OJQ Aktiv mban konferencën “E kaluara, e tashmja, Forumi e Ardhmja”, e cila synon t’i ofrojë publikut një mundësi për bisedë të hapur rreth ballafaqimit me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e proceseve të pajtimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës nga një sërë këndvështrimesh të ndryshme. (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 10:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raporti vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Mbahet takimi bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:15 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Arsimit. (Pranë Ministrisë, ora 11:00)

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave, ora 11:15)

– Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik për Projekt-Rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të administratës komunale, ora 13:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politikën e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret në një takim një delegacion të nivelit të lartë të BERZH-it, të kryesuar nga presidentja, znj. Odile Renaud Basso, si dhe Shefin e Sektorit për Bashkëpunim nga Zyre e BE-së, Luiggi Brusa, me ç’ rast do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit Rama dhe presidentes së BERZH-it, znj. Basso. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 17:45)

– Zhvillohet ndeshja Kosovë – Belgjikë në Futboll në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00) .

Related Articles