Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright

Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Madeleine Albright

Kuvendi i Kosovës, të enjten e filloi me një seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila dje ndërroi jetë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha që kontributi  i saj ka qenë “i çmueshëm dhe i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Related Articles