Punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, nisën me një minut heshtje, në shenjë respekti për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci, të dielën, raporton Gazeta “Enigma”.
“Propozoj që ta mbajmë një minutë heshtje për t’i nderuar 10 bashkatdhetarët tanë të cilët para tre ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën”, tha kryeparlamentari Konjufca para deputetëve.Ndërkaq, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë