Pas orës 12:00 pritet të arrijnë në Kosovë, trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci

Pas orës 12:00 pritet të arrijnë në Kosovë, trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci

Tashmë janë nisur për në Kosovë trupat e 10 kosovarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Kroaci.Për momentin kompania ‘Pikëllimi’ me të cilën po barten kufomat për në Kosovë gjendet në Malin e Zi, shkruan Gazeta Enigma.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën “Enigma”, nga kompania “Deva Tours” të cilët kanë thënë se pas orës 12;00 do të jenë në kufi me Kosovën.

“Për momentin jemi në Mal të Zi, ndërsa pas orës 12:00 do të jemi në kufi në Morinë”, ka thënë nga kjo kompani.

Dje kanë arritur në Kosovë edhe ata që shpëtuan pa lëndime nga ky aksident.

Kujtojmë se autobusi i kësaj kompanie mëngjesin e së dielës u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, ku po barte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky askident humbën jetën 10 persona 45 të tjerë mbetën të lënduar ndërsa 15 ishin në gjendje më të rëndë. /Gazeta Enigma/

Related Articles