Shtyhet debati parlamentar për dialogun, Kuvendi mblidhet të enjten

Shtyhet debati parlamentar për dialogun, Kuvendi mblidhet të enjten


Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë më 24 shkurt, të enjten, duke filluar nga ora 10, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë e bërë të ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila.

“Më 24 shkurt do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Po ashtu Kusari -Lila njoftoi se nesër s’do të mbahet debati parlamentar për dialogun.

“Së pari dy debatet që kanë qenë në agjendën e Kryesisë janë shtyer, dhe sot kanë vendosur vetëm për seancë të re”, tha Kusari – Lila. / Gazeta Enigma.



Related Articles