Kuvendi mblidhet sot

Kuvendi mblidhet sot

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën plenare, e mbetur në gjysmë javën e kaluar kur nuk pati kuorum për vazhdim të seancës qysh nga 26 maji.

Seanca do të nis nga ora 11:00, derisa do të trajtohen pikat e mbetura nga seanca e kaluar plenare.

Ndërkohë, një orë më herët kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen, për të caktuar seancën e re.

Kjo pasi javën e kaluar as në Kryesinë e Kuvendit nuk pati kuorum për vendimmarrje, e ligjvënësit u dakorduan të mblidhen të hënën (sot).

Në këtë mbledhje të kryesisë, do të shqyrtohet pika për projektligjin për Trustin, që u lejon qytetarëve tërheqjen e një pjese të mjeteve nga kursimet e tyre pensionale.

Për këtë, opozitarët kanë shpresë që do të mund ta votojnë në seancën e sotme.

Related Articles