Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë atë për financim shtesë të COVID-19

Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë atë për financim shtesë të COVID-19

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për Marrëveshjen e bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kuvendi miratoi me 82 vota për edhe Marrëveshjen e Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 70 vota për, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

Related Articles