Kuvendi miraton në parim Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm.

63 deputetë votuan pro, me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri Liburn Aliu ka treguar qëllimin kryesor të tij, duke thënë se ky projekt do të mbulojë të gjithë territorin e Kosovës.

“Qëllimi i tij është krijimi i mundësive për banim social dhe të përballueshëm për qytetarët e Kosovës, duke siguruar kushte adekuate të banimit, për ata që kanë nevojë për të. Është instrument thelbësor për të ndihmuar familjet në kushte ekonomike të vështira, duke siguruar që ata të banojnë në kushte të pranueshme dhe të përballueshme”, tha Aliu.

Related Articles