Kuvendi miraton Projektligjin për traktatin mbi ndihmën juridike Kosovë-Zvicër

Kuvendi miraton Projektligjin për traktatin mbi ndihmën juridike Kosovë-Zvicër

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës plenare, e cila është vazhdim i seancës së javës së kaluar.

Deputetët miratuan Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Në rend dite janë edhe Votimi i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë. 

Related Articles