Kuvendi miraton Projektligjin për Turizmin

Kuvendi miraton Projektligjin për Turizmin

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri projektligje, dy prej tyre të Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin në lexim të dytë për turizmin.

Në seancën e sotme, veç e veç deputetët kanë miratuar Projektligjin në lexim të dytë për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tri partitë më të mëdha opozitare kanë vlerësuar se vendimi i djeshëm nga Gjykata e Apelit për anulimin e tarifave energjetike me shtrenjtim, është i drejtë dhe kanë kërkuar të kompensohen qytetarët e dëmtuar me këto tarifa dhe kërkuan shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE).

Ndërkaq, në orën 14:30 pritet të nisë seanca për debatin parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend./Gazeta Enigma/

Related Articles