Kuvendi i Kosovës ka miratuar statusin e ri të Universtietit të Prishtinës, me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime, njofton Gazeta Enigma.
Ndërkohë, votimi i marrëveshjet ndërkombëtare dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita lëshoi seancën kur mazhoranca votoi kundër mocionit për diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur.
Shkaku i mungesës së kuorumit nuk u miratua as projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, pasi disa nga deputetët e mazhorancës nuk morën pjesë.
Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë. /Gazeta Enigma