Me 62 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës për vitin 2020, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), raporton Gazeta “Enigma”.
Tani në rend dite është edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së.
Kuvendi është duke i zhvilluar punimet e seancës së djeshme.
Në ndërkohë në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.