Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. E para do të fillojë nga ora 10:00, ndërkaq e dyta nga 10:30.
Në njoftimin e lëshuar të Kuvendit bëhet e ditur se seanca e parë e ka një pikë të rëndit të ditës, “Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues”.
Ndërkaq, seanca e dytë rendin e ditës e ka si në vijim:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
8. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës,
9. Emërimi i një (1) anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,
10. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
11. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
12. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.