Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare të mbetur në gjysmë ditë më parë, raporton Gazeta Enigma.
Seanca që në rend dite ka tri pika, pritet të nisë nga ora 10:00.
Pika e parë do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë si dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Kurse nga ora 11:00, mbahet seancë e re plenare, ku në rend dite janë 13 pika në rend dite.
Do të fillohet si zakonisht me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimin e dytë ë Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën./Gazeta Enigma/