Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Arta Hoxhën si anëtare joekzekutive të Bankës Qendrore të Kosovës.
Pjesë e votimit ishin 90 deputetë, teksa Arta Hoxha mori 47 vota ndërsa kundër kandidati i saj, Valdrin Kasumaj, mori 35 vota.
Po ashtu tetë nga votat ishin të pavlefshme.
Në seancën e sotme janë duke u trajtuar pikat e përpërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill.