Kvaratskhelia me kontratë të re te Napoli

Kvaratskhelia me kontratë të re te Napoli

Paraqitjet fantastike të mesfushorit Kvicha Kvaratskhelia këtë edicion te Napoli, kanë detyruar ekipin italian që t’ia ofrojë kontratën e re futbollistit nga Gjeorgjia.

“Football-Italia” raporton të enjten se palët parimisht janë dakorduar për kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Me kontratën e re, Kvaratskhelia do të mbetej pjesë e Napolit deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore mbi tre milionë euro.

21-vjeçari, aktualisht ka pagë prej 1.2 milionë eurosh në vit dhe kontrata aktuale me Napolin i skadon në vitin 2027.

Ai iu bashkua Napolit para fillimit të këtij sezoni dhe në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar dhjetë herë.

Related Articles