Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar nga organet e rendit. Njëri prej tyre janë arrestuar te pikëkalimi kufitar i Kullës.
Burimet thonë se bëhet fjalë për Tefik Bytyqin, 37-vjeçar, i cili është ndaluar nga një njësi policore, ku pas verifikimit dhe kontrollit, rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar.
I njëjti po kërkohej pasi dyshohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe shumë shpejt pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.