Jusuf Kryeziu, 90 vjeçar nga Peja, të dielën e javës së kaluar ka ngjitur majën e Marijashit me lartësi 2.533 metra në Bjeshkët e Prejlepit.
Këtë e bëri të ditur një qytetar i Pejës, Raif Gjikolli në rrjetin e tij social në Facebook, i cili bashk me Kryeziun e kanë ngjitur këtë majë.
Ndër të tjera ai ka shkruar se mësuesi Kryeziu e ngjiti këtë lartësi pas asnjë problem shëndetësor.
“Mësuesi, Jusuf Kryeziu edhe sot ngjiti këtë maje, edhe pse 90 vjeçar pa asnjë problem ngjiti këtë maje”, ka shkruar Gjikolli në rrjetin social.