Ky është avokati i arrestuar në Gjilan, dyshohet se mori 8 mijë euro nga një klient për të ndikuar te gjyqtarët

Ky është avokati i arrestuar në Gjilan, dyshohet se mori 8 mijë euro nga një klient për të ndikuar te gjyqtarët

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot në mesditë ka arrestuar një avokat nën dyshimin se ka marrë 8 mijë euro nga një klient, të cilit i ka premtuar se ato para do t’ia dorëzojë gjyqtarëve, gjoja se që të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga ai.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Hamdi Jasharin, 37-vjeçar, ndaj të cilit, Policia ka gjetur prova në të cilat faktohet se i njëjti është i përfshirë në këtë rast.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare,  sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.”

Related Articles