Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i dizelit është caktuar në 1.39 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.33 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.67 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se vendimi ka për qëllim rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e paarsyeshme të çmimeve në tregun e derivateve.
Qytetarët janë ftuar që në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, të paraqesin ankesa në adresën zyrtare elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.
Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë monitorimin e tregut të karburanteve për të siguruar zbatimin e vendimit në të gjitha pikat e shitjes në vend.

