Ky është dallimi në faturë pas shtrenjtimit të energjisë elektrike

Ky është dallimi në faturë pas shtrenjtimit të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka publikuar një tabelë ku sqarohet rritja e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët, varësisht nga shpenzimet, bazuar në vendimin e fundit për shtrenjtimin e rrymës për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kWh.

Bazuar në tabelën e publikuar nga ZRrE, për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh, faturat mbesin të njëjta, meqenëse blloku tarifor nga 600 kWh është zhvendosur në 800 kWh.

Për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh, nëse deri më tani kanë paguar në vlerë prej 58,5 euro, me tarifat e reja, faturimi do të ketë vlerën e 68,6 euro, apo 5,1 euro më shumë.

Për ata që shpenzojnë 1000 kWh, nëse deri më tani kanë paguar 64.2 euro, nga dita e mërkurë do të paguajnë faturë mujore prej 79,4 euro, apo 10,1 euro më shumë.

Për ata që shpenzojnë 1 mijë e 100 kilovatë orë dhe deri tani u ka ardhur fatura në vlerë prej 64,2 euro, nga data nëntë shkurt do t’u vijë fatura në vlerë prej 79,4 euro, apo 15,2 euro më shumë.

Ndërkaq, ata që kanë shpenzuar 1 mijë e 200 kWh dhe kanë paguar 69,9 euro, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike do të paguajnë 90,1 euro, apo 20,3 euro më shumë.

Related Articles