Ky është formacioni i Kosovës ndaj Komoreve

Ky është formacioni i Kosovës ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë një sërë ndryshimesh në formacionin bazë të ‘Dardanëve’ .

Në përpjekje për t’i dhënë hapësira të gjithë futbollistëve që janë bërë pjesë e këtij grumbullimi, Foda ka vendosur që të bëjë plotë shtatë ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Armenisë. 

Ndryshimi i parë vjen në portë ku Visar Bekaj ka zënë vendin e Amir Saipit për këtë duel.

Në fazën e mbrojtjes Foda i ka dhënë debutimin yllit të Prishtinës, Ron Raçit, i cili është shpërblyer për paraqitjet fantastike me kryeqytetasit në Superligën e Kosovës.

Pasi nuk mori minuta ndaj Armenisë, si titullar e nis Florent Hadërgjonaj, teksa nga minuta e parë atij i janë bashkangjitur edhe Lindon Emërllahu dhe Donat Rrudhani.

Në fazën e sulmit Albion Rrahmani i cili shënoi dy gola ndaj Armenisë nga banka rezervë e nis nga minuta e parë, teksa si mesfushor më i avancuar është aktivizuar edhe Meriton Korenica:

Formacioni i Kosovës ndaj Komoreve:

Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi, Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani, Jashari, Korenica, Rrahmani.

Related Articles