Koha për finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Gjilani dhe Prishtina ndeshen sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjilani kërkon trofeun e munguar për 23 vite, derisa Prishtina për herë të fundit e ka fituar në edicionin 2019/20.
Gjilani ka të siguruar Evropën, teksa kërkon ta mbyllë edicionin me Kupën e Kosovës. Ndërsa, Prishtina pretendon ta fitoi Kupën dhe shpreson përgjigje pozitive nga CAS për licencim në mënyrë të jetë pjesë e Evropës, ndryshe shkon Dukagjini.
Visar Kastrati do jetë gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.
Kurse në sistemin VAR do të jenë Burim Jahmurataj dhe Granit Hyseni.