Ky është i arrestuari që dyshohet se plagosi aksidentalisht me kallashnikov shtetasin rumun në Prishtinë

Ky është i arrestuari që dyshohet se plagosi aksidentalisht me kallashnikov shtetasin rumun në Prishtinë

Në garazhin e një shtëpie në Prishtinë, të mërkurën në mesditë, një person mbeti i plagosur.

Fillimisht dyshohej se ishte vetëplagosje, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore u zbulua se viktima, shtetas i Rumanisë është qëlluar nga një person.

Sinjali ka mësuar se personi i dyshuar për rastin, i cili ka përfunduar në ndalim policor është Fatmir Krasniqi, rreth 50-vjeçar.

Krasniqi po dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën Julian Bisaon, duke i shkaktuar lëndime trupore për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, Policia kanë konfiskuar një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë.

Related Articles