Në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, një person u qëllua më armë zjarri nga një person tjetër dhe për pasojë mbeti i plagosur, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar akoma.
Sipas Sinjalit, personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.
Ai ndodhet në arrati dhe tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë gëzhoja të plumbave.
“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
Policia ka gjetur edhe një veturë të braktisur me targat 01-287-EV, jo shumë metra larg ku u gjet i plagosuri.
Akoma nuk është konfirmuar nëse vetura e gjetur në vendin e ngjarjes është e personit që dyshohet se kreu veprën.