Të enjten u raportua për një konflikt mes dy të rinjve në rrugën ‘Ismet Jashari’ në Prizren, ku si pasojë një 21-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë nga goditjet që mori me thikë.
I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Rami Xhemaj, 20-vjeçar.
Pas një konflikti mes palëve të përfshira në rast, motivet e të cilit nuk dihen ende, Xhemaj dyshohet se e ka goditur me thikë viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, njofton Sinjali.
20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku nuk është deklaruar lidhur me rastin, pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe i riu të dërgohet në mbajtje.