Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë, derisa një 31 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij.
Rasti ka ndodhur në një stallë të bagëtive, ku i ndjeri i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vdekjen e Lindon Gashit, 31-vjeçar, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri fillimisht dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje dhe më pas ishte larguar nga shtëpia. Por, për disa orë nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 31-vjeçarit.