Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në familjen Berisha në rrugën “Tahir Zaimi” në Prishtinë. Djali 22-vjeçar, Arbëri, u gjet pa shenja jete nga nëna, në banjon e shtëpisë së tyre.
Vdekja e të riut u konstatua nga ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Ndërkohë Policia dhe njësitet përkatëse kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, në mënyrë që të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se lidhur me rastin është intervistuar nëna e viktimës, e cila ka deklaruar para zyrtarëve policorë se djali i saj ishte përdorues i narkotikëve dhe ka gjasa që vdekja të ketë ardhur si pasojë e mbidozës.
Për ta gjetur shkaktarin e vdekjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin Mjeko-Ligjor për obduksion dhe të iniciohet rasti hetim mbi vdekjen.