Ky është imami Gazmend Tahirovci, i cili mbeti i vrarë pas therjes në Dragash

Ky është imami Gazmend Tahirovci, i cili mbeti i vrarë pas therjes në Dragash

Dragashi mbrëmë është tronditur nga një ngjarje e rënd.

Nga përleshja që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok raportohet se ka mbetur i vdekur imami i këtij fshati, Gazmen Tahirovci.

Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë gjatë përleshjes.

Policia ka treguar se si i dyshuar për rastin është identifikuar B.H., rreth 40 vjeç, po ashtu nga fshati Zlipotoku, i cili ndodhet ende në arrati.

Policia ka bërë të ditur se që nga mbrëmja e së hënës janë duke u zhvilluar veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Related Articles