“Ky është mentaliteti i Kurtit”

“Ky është mentaliteti i Kurtit”
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri reagoi pas ndalimit të fjalës të kryetarit të Reçakut, Adem Ramadani i cili prentendon që kjo u bë nga Qeveria në tubimin përkujtimor për masakrën e që ndodhi në këtë fshat më 15 janar 1999.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se mohimi i fjalimit ku përmenden udhëheqësit e UÇK-së nuk është çështje e thjeshtë protokolli.

Sipas tij, është çështje e mentalitetit të kryeministrit Albin Kurtit.

Tahiri e konsideron të turpshëm diskriminimin dhe mohimin e fjalës së kryetarit të Reçakut.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson vetëdijen më të lartë kombëtare të popullit të Kosovës, pjesë e të cilës vetëdije janë ish udhëheqësit e saj. Mohimi i fjalimeve ku përmenden udhëheqësit e UÇK-së, nuk është çështje e thjeshtë protokolli. Është çështje mentaliteti. Sot, një mentalitet i tillë është ngjitur në maje të pushtetit. Por pavarësisht se sot ky mentalitet është mveshur me pushtet, ai s’do arrijë të mveshet kurrë me lavdinë e ish pjesëtarëve e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I turpshëm, mohimi i fjalës së kryetarit të Reçakut. Segregacion i pastër i pushtetit ndaj historisë.

Related Articles