Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike me ditët e kaluara do të jetë edhe sot.
IHK njofton se mëngjeseve nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës parashihte mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.