Ky është moti për sot, ja kur rriten temperaturat

Ky është moti për sot, ja kur rriten temperaturat


Prishtina Weather ka njoftuar se se sot do te ketë reshje bore, derisa javën e ardhshme do të ketë rritje të temperaturave.

“12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta”, thuhet bë postim.

Postimi i plotë:

Ngrica e kthjellime të shtunën.  Të dielen reshje të pakta bore.  Javën e ardhshme temperaturat në rritje.

10.02.2023 – Mot i kthjellët dhe me ngrica orëve të mëngjesit parashihet për ditën e shtunë.  Ditën e diel do të ketë shtim të vransirave, ku gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta.

Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vransira, ndërsa temperaturat gradualisht shënojnë rritje.  

Në fundjavë ndotësit ajror mbeten më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.  Ditën e diel, orëve të pasdites me qarkullim më të mirë ajror, që shpërndanë ndotësit, indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

11.02 – Kryesisht me diell dhe ngrica në mëngjes.  Vonë në mbrëmje vransira kalimtare.

12.02 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të pakta bore gjatë ditës, apo edhe shiu në vise më të ulëta.

13.02 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

14.02 – Më shumë intervale me diell, e pasdite edhe vransira kalimtare.

15.02 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale mbesin në vlera negative, të shtunën zbresin edhe deri në -8C, e më pas luhaten ndërmjet -5C e -2C.  Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C, në fillim të javës vijuese.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielen me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.

Related Articles