Ky është personi i arrestuar që dyshohet se sulmoi këmbësorin me thikë në Prizren

Ky është personi i arrestuar që dyshohet se sulmoi këmbësorin me thikë në Prizren

Sot Gazeta Enigma raportoi për një ngjarje të tmerrshme të ndodhur sot në Prizren, ku pas një konflikti në komunikacion, pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor. Sinjali mëson se një person tashmë është arrestuar si i dyshuar lidhur me këtë rast.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali mëson se personi i arrestuar është Endrit Shemsidini.

Ndryshe, nga Policia po ashtu më herët kanë njoftuar se këmbësori i cili u ther me thikë në qafë është jashtë rrezikut për jetën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles